Policia shqiptoi 1436 tiketa trafiku në 24 orët e fundit
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Policia shqiptoi 1436 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

V.Th. RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1436 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit.

Fatmirësisht gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet, derisa kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë arrestuar 4 persona dhe 9 persona janë dërguar në mbajtje.

 


MË SHUME NGA Kronika