09:55 / 22.11.2023
Arrestohen dy persona për sulm fizik ndaj dy personave të tjerë
RTKlive
Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Mitrovicë të Veriut, pasi të njëjtit kanë fyer e më pas edhe kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj kosovarë.
Sipas policisë viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore ku edhe u është ofruar tretmani mjekësor.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.























