12:00 / 25.11.2023
Tre të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë
E. Hoti / RTKlive
Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 07:00 mes dy veturave në rrugën Gjilan-Prishtinë.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka njoftuar se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.























