16:03 / 25.11.2023
Arrestohet një person në Zubin Potok, i kërkuar për grabitje
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se se ka arrestuar një person në Zubin Potok, i cili kërkohej për grabitje.
Personi i arrestuar kërkohej nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi më 20.05.2020, është shpallur fajtor për veprën penale “Grabitja” dhe i është shqiptuar dënim me burg.
“Sot, më 25.11.2023, në ora 12:40 në fshatin Zupqë komuna e Zubin Potokut, nga njësia policore e Stacionit Zubin Potok është arrestuar i dyshuari D. B, (viti i lindjes 1983, mashkull serb kosovar)”,ka njoftuar Policia e Kosovës.
Tutje u bë e ditur se i dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.























