Arrestohet shoferi që e goditi për vdekje këmbësorin në Pejë
BKT
Kronika

Arrestohet shoferi që e goditi për vdekje këmbësorin në Pejë

M.P / RTKlive

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe arrestojë shoferin, i cili ka goditur në Pejë këmbësorin duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

“Njësitet policore gjatë hetimit kanë identifikuar të dyshuarin i cili gjendet në arrati, ndërsa vetura është gjetur dhe konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari pasi kishte goditur viktimën, kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

“Viktima është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, vazhdon njoftimi.


MË SHUME NGA Kronika