Aksidentohet rëndë një këmbësore në rrugën `C` në Prishtinë
BKT
Kronika

Aksidentohet rëndë një këmbësore në rrugën `C` në Prishtinë

F.S/RTKlive

Një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur sonte në rrugën “C” në Prishtinë. Këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësti i trafikut.

Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe këmbësorja.

Zdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për RTKlive se rreth orës 19:00  kanë pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

"Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.


MË SHUME NGA Kronika