17:00 / 29.11.2023
Konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri
Sh.Ç /RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në fshatin Uglarë, të Zubin Potokut.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka theksuar se nuk ka të arrestuar.
“Rreth orës 14 në fshatin Uglare, të Zubin Potokut. policia ka bastis një shtëpi private me ç’rast ka konfiskuar rreth 100 riga që shërbejnë për prodhim të kriptovalutave. Nuk ka të arrestuar, ndërsa pasi që kjo është kundërvajtje doganore, të njëjtat i janë dorëzuar Doganës së Kosovës”, ka thënë Elashani për RTK.























