08:58 / 01.12.2023
Vdes një foshnje në QKUK, policia po e heton rastin
SH.Ç/RTKlive
Policia ka bërë të ditur se një person ka raportuar se pasi e ka dërguar bashkëshorten e tij për në repartin e gjinekologjisë në QKUK e ka kuptuar se foshnja ka vdekur.
Policia e ka cilësuar rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, ndërsa bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.























