08:45 / 02.12.2023
I mituri theret me thikë në Fushë-Kosovë
RTKlive
Një i mitur është therur me thikë në Fushë-Kosovë të premten. Dy persona janë arrestuar, njëri prej të cilëve po ashtu i mitur.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar -i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.























