Ndërron jetë personi që u godit nga një veturë të shtunën në Prishtinë
BKT
Kronika

Ndërron jetë personi që u godit nga një veturë të shtunën në Prishtinë

Sh.Ç /RTKlive

Ka ndërruar jetë personi i cili u godit nga një veturë ditën e shtunë në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se viktima nuk kishte mundur t’i përballonte lëndimeve të marra.

“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pa intervistimit është liruar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. 


MË SHUME NGA Kronika