Policia konfiskon 24 thika, gjatë kontrollit të një autobusi
F.S / RTKlive
Policia Kufitare e Kosovës ka thënë se ka sekuestruar njëzet e katër armë të ftohta (thika) në Merdarë gjatë kontrollit të një autobusi dhe se policia, tashmë po merret me hetimin e rastit.
“Policia Kufitare e Kosovës, stacioni policor kufitar në Merdar, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll të kufirit, më datë 03.12.2023 rreth orës 09:30 në hyrje, gjatë kontrollimit të autobusit Mercedes me targa vendore ka hasur në njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje në njoftim thuhet se policia në konsultim dhe autorizim të Prokurorit kompetent ka iniciuar rastin ‘armëmbajtje pa leje’.
“Thikat janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt. Hetime tjera lidhur me rastin janë në proces”, përfundon njoftimi.























