Vdes një person në vendin e tij të punës
BKT
Kronika

Vdes një person në vendin e tij të punës

E. Hoti / RTKlive

Një person ka humbur jetën në vendin e tij të punës të dielën në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima kishte pësuar lëndime trupore pasi e kishin zënë disa panele druri.

Lidhur me rastin, viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në  Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion.

Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës” .


MË SHUME NGA Kronika