Grabitje e armatosur në Vushtrri
BKT
Kronika

Grabitje e armatosur në Vushtrri

E. Hoti / RTKlive

Një grabitje e armatosur është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë rreth mesnate në Vushtrri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy persona të panjohur, të maskuar nën kërcënimin e armës e kishin sulmuar fizikisht një person dhe ia kishin marr telefonin celular dhe  kuletën në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe para të gatshme.

Viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori.


MË SHUME NGA Kronika