11:02 / 04.12.2023
Raportohet dëmtim dhe shkrime cirilike në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut
E. Hoti / RTKlive
Një person ka raportuar tek Policia e Kosovës se në shtëpinë të cilën ishin duke e ndërtuar në Mitrovicën e Veriut, ka gjetur mbishkrime në mure dhe dysheme të shkruara me shkronja cirilike.
Sipas policisë, raportuesi ka deklaruar se persona të panjohur e kishin dëmtuar pjesërisht edhe shtëpinë. Rasti po hetohet dhe është iniciuar si “Nxitje, përçarje dhe mos durim”.























