Brenda një jave, në Ferizaj u shqiptuan mbi 1170 gjoba trafiku
BKT
Kronika

Brenda një jave, në Ferizaj u shqiptuan mbi 1170 gjoba trafiku

M.Sh/RTKlive

Policia Rajonale e Ferizajt brenda një jave ka shqiptuar 1174 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 18 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion. Sipas Policisë, këto shifra janë regjistruar brenda periudhës 27 nëntor deri më 03 dhjetor 2023.

“Policia ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve janë raportuar 29 aksidente, prej tyre: 13 aksidente me lëndime; 18 persona të lënduar dhe 16 aksidente me dëme materiale", njofton policia.

Kjo e fundit, po ashtu thotë se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, derisa apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion.

“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. E për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika