Arrestohet një 20-vjeçar në Mitrovicë
BKT
Kronika

Arrestohet një 20-vjeçar në Mitrovicë

B. H. | RTKlive

Një 20-vjeçar është arrestohet  sot në Mitrovicë si i dyshuar  për veprën penale “vjedhje e rëndë në tentativë”.

“Në orët  e mëngjesit të sotëm,  në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar një rast i veprës penale ‘vjedhje e rëndë  mbetur në tentativë’.  Reagimit i shpejtë i njësive policore,  ka rezultuar  që në flagrancë të arrestohet  i dyshuari i cili me forcë kishte prerë drynin  e një (kioske)  në rrugën  ‘Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin dhe  veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili  ndaj të dyshuarit  M. A., shtetas i Republikës se Kosovës, ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika