Konfiskohen para false në Lipjan dhe Vushtrri
BKT
Kronika

Konfiskohen para false në Lipjan dhe Vushtrri

SH.Ç/RTKlive

Policia është duke vazhduar me konfiskimin e parave false, të cilat janë duke qarkulluar në treg.

Në 24-orët e fundit, policia ka konfiskuar para false në Lipjan dhe Vushtrri.

“Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se një klient ka deponuar në bankë 181 monedha të metalta nga dy (2) €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti i hetimeve në vendin e ngjarjes ka sekuestruar monedhat e dyshuara”, njofton policia.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Vushtërri.

"Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka raportuar se gjatë deponimit të pazarit ditor të një biznesi nga dëshmitari mashkull kosovar, janë hasur 314×2 € dhe 2×1 €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar për ekzaminime të mëtejshme”, theksohet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika