Tri raste të monedhave e kartëmonedha të falsifikuara në Prishtinë
BKT
Kronika

Tri raste të monedhave e kartëmonedha të falsifikuara në Prishtinë

RTKlive

Në rajonin e Prishtinës, të enjten (më 7 dhjetor),  është raportuar për disa monedha dhe kartëmonedha të llojeve të ndryshme, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia e Kosovës njofton se lidhur me rastet janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedura të mëtejme hetimore.

“Në datën e lartcekur në tre raste të ndara në rajonin e Prishtinës, është raportuar për disa monedha dhe kartëmonedha të llojeve të ndryshme, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastet janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.

 


MË SHUME NGA Kronika