Arrestohen pesë persona në Malishevë pas një përleshje fizike
M.P. / RTKlive
Pesë persona janë arrestuar nga policia në një ngjarje të dhunshme në fshatin Carravranë të Malishevës në mbrëmjen e kaluar. Incidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe ka rezultuar në lëndime për një person.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është duke u trajtuar në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Autoritetet kanë ndërmarrë hapa të menjëhershëm dhe me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedurat hetimore të mëtejshme.
Rasti aktual po trajtohet nga organet e drejtësisë për të sqaruar shkakun dhe përgjegjësinë në lidhje me ngjarjen.























