Arrestohet një i dyshuar për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Arrestohet një i dyshuar për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve

V.Th. RTKlive

Stacioni Policor në Malishevë, respektivisht Sektori i Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me prokurorin e shtetit, sot kanë kryer kontroll në fshatin Bubël- Malishevë, në vendbanimin e të dyshuarit mashkull shtetas i Republikës së Kosovës i lindur në vitin 1954, mbi dyshimin se kishte në posedim armë pa leje.

Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe pesë copë fishekë të po të njëjtës armë si dhe një armë zjarri e gjatë me 38 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. I dyshuari pas intervisimit është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika