Ferizaj, 2 raste të dhunës në familje gjatë javës që shkoi
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Ferizaj, 2 raste të dhunës në familje gjatë javës që shkoi

RTKlive

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 04 -10/12/2023 janë raportuar 2 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Ferizaj.

Sipas njoftimit me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 2 persona të dyshuar për dhunë në familje janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”, thuhet në njoftim.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.


MË SHUME NGA Kronika