08:47 / 12.12.2023
Vdes personi që u godit nga vetura të dielën në Fushë-Kosovë
SH.Ç/RTKlive
Një person ka vdekur pasi ishte goditur nga një veturë në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës të dielën.
Sipas policisë, viktima ka vdekur të hënën në QKUK, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.























