Arrestohet një grua për dhunë në familje
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Arrestohet një grua për dhunë në familje

SH.Ç/RTKlive

Policia e Kosovës e ka arrestuar një grua në Malishevë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të hënën dhe me vendim të prokurorisë, e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi e njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Fushë-Kosovë dhe Hajvali dy gra kanë raportuar se kanë përjetuar dhunë në familje.


MË SHUME NGA Kronika