Shoqërohet në Polici e dyshuara për keqtrajtim të fëmijës
BKT
Kronika

Shoqërohet në Polici e dyshuara për keqtrajtim të fëmijës

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar në stacionin policor  një  grua të dyshuar për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës.

Rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë , ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit rasti  po trajtohet në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika