Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovë ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje në fshatin Rogovë.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, njofton stacioni policor në Gjakovë.

Të dyshuarit, i lindur në vitin 2004, i janë gjetur një pushkë automatike AK47 dhe një karikator. Policia është njoftuar se i dyshuari po i mban këto armë përmes një emaili nga një qytetar.


MË SHUME NGA Kronika