Arrestohet i dënuari me një vit burg për vjedhje
BKT
Kronika

Arrestohet i dënuari me një vit burg për vjedhje

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka  arrestuar  në Rahovec të dyshuarin R. Sh., i  cili kërkohej me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata.

Urdhër arresti ndaj  R. Sh. ishte lëshuar nga Gjykata për veprën penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rendë”, teksa pas arrestimit me datën 13 dhjetor atij i është shqiptuar masa e dënimit.

Pas kompletimit të dokumentacionit  thuhet se i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendër Korrektuese, në kohëzgjatje prej një viti.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë thotë se mbetet e përkushtuar për arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar.


MË SHUME NGA Kronika