09:17 / 15.12.2023
Gjendet pa shenja jete një grua në Podujevë
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar se një grua është gjetur pa shenja jete në Podujevë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia është duke hetuar rastin.























