09:32 / 15.12.2023
Kanoset me armë zjarri një grua në Lajthishtë të Obiliqit
E. Hoti / RTKlive
Në fshatin Lajthishtë të Obiliq ka ndodhur një kanosje me armë zjarri.
Një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri nga një burrë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 10 fishekë.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “ Kanosje dhe armëmbajtje pa leje”.























