Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarve në një grabitje
BKT
Kronika

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarve në një grabitje

E. Hoti / RTKlive

 Policia e Kosovës, gjegjësisht sektori Rajonal i Hetimeve, ka publikuar pamjet e një grabitjeje të ndodhur në shtator të këtij viti në rrugën magjistrale Pejë – Radavc – Kullë në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”.

Policia  ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave që kanë kryer këtë grabitje.

Policia po ashtu ka sqaruar se për publikimin e pamjeve ka dhënë autorizim Prokuroria e Shtetit.

“Andaj është kërkesë e hetuesve rajonal të cilët janë të angazhuar me rastin për të bërë publikimin e Video – incizimit nga vendi i incidentit i siguruar nga kamerat e sigurisë me qëllim të ofrimit ndihmë nga qytetarët për identifikimin e personave që shihen në video – incizim. Është dhënë autorizimi nga Prokurori i shtetit me numrin e dokumentit 02757286”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika