Gjendet një person pa shenja jete pranë një veture të braktisur
BKT
Kronika

Gjendet një person pa shenja jete pranë një veture të braktisur

M.Miftari/RTKlive

Në fshatin Zojz, Komuna e Prizrenit, është raportuar se pranë një veture të braktisur ndodhet një person i shtrirë përmbys. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Në komunikatën e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 15.12.2023, ora 8:40 minuta, në fshatin Zojz, Komuna e Prizrenit.

“Fsh. Zojz-Prizren  15.12.2023-08:40. Është raportuar për një veturë të braktisur  dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një person i gjinisë mashkullore i shtrirë përmbys afër derës së shoferit. Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Kronika