11:46 / 16.12.2023
Vetaksident në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, lëndohet një person
M.P. / RTKlive
Një vetaksident ka ndodhur sot në mëngjes në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Vozitësi ka pësuar lëndime trupore, ku edhe është dërguar për trajtim mjekësor. Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:20 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtmin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.























