Vdes një person në Dobërqan nga mjeti i mprehtë, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

Vdes një person në Dobërqan nga mjeti i mprehtë, arrestohet i dyshuari

B. H. | RTKlive

Një person ka mbetur i vdekur në fshatin Dobërqan të Gjilanit, mbrëmjen e së shtunës, si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:00, derisa viktima mashkull është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore, ku si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

“Viktima nuk ka arritur që t’u përballojë plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka thënë Osmani.

Tutje ai ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar, derisa njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast tragjik.


MË SHUME NGA Kronika