Aksident në rrugën Fushë Kosovë - Prishtinë, vetura godet këmbësorin
BKT
Kronika

Aksident në rrugën Fushë Kosovë - Prishtinë, vetura godet këmbësorin

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident në rrugën Fushë Kosovë - Prishtinë, e ku mbeti i lënduar këmbësori të cilin e goditi vetura.

Si pasojë e këtij aksidenti, këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor. 

“Rreth orës 16:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar për RTKlive, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


MË SHUME NGA Kronika