Vetplagoset një person me armë zjarri në Kaçanik
BKT
Foto arkiv/ Policia e Kosovës
Kronika

Vetplagoset një person me armë zjarri në Kaçanik

E. Hoti / RTKlive

Është raportuar se një person është vetplagosur me armë gjuetie derisa kishte qenë në pyll për gjah.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në Kaçanik, teksa i njëjti pas tretmanit mjekësor në Ferizaj është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe sipas mjekut kompetent gjendja e tij është stabile.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma dhe një gëzhojë.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


MË SHUME NGA Kronika