I gjenden dy armë gjuetie pa leje, arrestohet i dyshuari në Leposaviq
BKT
Kronika

I gjenden dy armë gjuetie pa leje, arrestohet i dyshuari në Leposaviq

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar dje në Leposaviq pasi që, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar dy armë gjuetie dhe disa fishekë pa leje valide.

I njëjti ka pranuar se në shtëpinë e tij posedon edhe fishekë të tjerë dhe gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe konfiskuar 88 fishekë, një GPS, 4 radiolidhje, jelek gjuetie, dy palë dylbi, një harkë me tri shtiza, një kamerë, dhe disa dokumente që ndërlidhen me armë të gjuetisë.

 Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika