Mbi 1 mijë gjoba të shqiptuara për një javë ndaj shoferëve në Ferizaj
BKT
Foto arkiv: Policia e Kosovës
Kronika

Mbi 1 mijë gjoba të shqiptuara për një javë ndaj shoferëve në Ferizaj

E.Hoti RTKlive

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, ka shqiptuar 1092 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 12 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 11-17/12/2023 ka shqiptuar 1092 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 12 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, për një javë janë raportuar 33 aksidente, prej tyre 14 me lëndime me 21 persona të lënduar dhe 19 me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt thotë se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

 

 


MË SHUME NGA Kronika