Arrestohet një person në Kaçanik, sulmoi fizikisht gjyshen e tij
BKT
Kronika

Arrestohet një person në Kaçanik, sulmoi fizikisht gjyshen e tij

SH.Ç/RTKlive

Policia ka bërë të ditur se një rast i dhunës ka ndodhur të hënën në Kaçanik. Sipas policisë, një person ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftim. 


MË SHUME NGA Kronika