10:19 / 19.12.2023
Gruaja nga Mitrovica e Veriut raporton ngacmuesin në Polici
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar të hënën në mëngjes një ankesë nga një grua në Mitrovicën e Veriut.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka raportuar se derisa ka qenë në shesh është ngacmuar nga një burë i panjohur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:55 në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën e Veriut.
Rasti është iniciuar nga Policia si “ngacmim”.
Është njoftuar edhe prokurori, teksa rasti është në procedurë hetimore.























