Paraburgim për dy personat që dyshohet se dhunuan 23 vjeçaren në Pejë
BKT
Kronika

Paraburgim për dy personat që dyshohet se dhunuan 23 vjeçaren në Pejë

E. Hoti / RTKlive

Gjykata Themelore në Pejë, ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve Sh.B dhe I.G, të cilët dyshohet se kanë dhunuar  një 23 vjeçare nga Shqipëria, e cila vuan edhe nga problemet mendore.

Vendimi për caktimin e masës së paraburgimit ka ardhur pas kërkesës nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Këtë e ka bërë të ditur për RTKlive, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor ka parashtruar  kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit prej 30 ditë në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Pejë, gjatë ditës së enjte. Ditën e premte të javës së kaluar kemi marrë konfirmimin nga gjyqtari i procedurës paraprake që kërkesa e prokurorisë është aprovuar dhe dy të pandehurit të dyshuar për veprën penale “Dhunimi” ju është caktuar masa e paraburgimit”, tha Nikçi.

Nikçi tha se janë duke u kryer hetime për ndriçimin e plotë të këtij procesi  penal, ndërsa viktima ka marrë trajtimin e duhur.

“Prokurori i Shtetit ka dhënë autorizime për kryerjen e veprime hetimore për ndriçimin e plotë të këtij procesi  penal. Ndërkaq, viktima ka marrë trajtimin e duhur, ku ka pasur mbështetje nga Mbrojtësi i viktimave, psikologja dhe psikiatri”, tha Nikçi.


MË SHUME NGA Kronika