Policia gjobitë dy shoferë që bënin gara shpejtësie në Ferizaj
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Policia gjobitë dy shoferë që bënin gara shpejtësie në Ferizaj

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka gjobitur dy persona në Ferizaj, të cilët dyshohet  se bënin gara të shpejtësisë  duke e rrezikuar kështu  pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 19.12.2023 ka pranuar një informatë (sekuencë me video) se në rrugën’’Rexhep Bislmi’’ në Ferizaj, dy shoferët : H.A (M/K) i moshës 24 vjeçar dhe S.A ( M/K) i moshës 21 vjeçar, me veturat e tyre me datën 18.12.2023 rreth orës 22:35 po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion", thuhet nënjoftim 

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 150 euro dhe 1 pikë negative.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

Policia thotë se veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me të.

Ditë më parë, tre persona kanë vdekur si pasojë e goditjes me veturë gjatë një gare automobilistike që po zhvillohej në Autostradën “Ibrahim Rugova”.


MË SHUME NGA Kronika