22:16 / 20.12.2023
Tre të lënduar në një aksident në Rahovec
SH.Ç/RTKlive
Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në Rahovec, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, e të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor, derisa ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 20:05 është raportuar aksident trafiku në rrugën ‘UÇK’ në Rahovec. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë, përveç dëmeve materiale tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka theksuar Policia e Kosovës.























