Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona
BKT
Kronika

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

N.M. /RTKlive

Policia e Kosovës raporton se mbrëmë, në Fushë Kosovë, ka arrestuar dy persona pasi që pas një mosmarrëveshje me dy të dyshuar të tjerë ka ardhur deri tek incidenti i plagosjes me armë zjarri të njërit prej të dyshuarve.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje me dy të dyshuar të tjerë për momentin të panjohur  ka ardhur deri tek incidenti i plagosjes me armë zjarri te njërit prej të dyshuarve të lartcekur. I dyshuari i plagosur gjendet në QKUK-së për trajtim mjekësor me përcjellje policore, ndërsa tek i dyshuari i dytë  është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë”, thuhet në raportin e PK-së.

Bëhet e ditur selidhur me rastin është identifikuar edhe i dyshuari i tretë i cili deri me tani gjendet në arrati, dhe se rasti është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Kronika