09:13 / 21.12.2023
Mitrovicë - Veri, sulmohet një zyrtar i policisë
RTKlive
Policia e Kosovës njofton se të martën në veri të Mitrovicës është sulmuar një zyrtar policor.
Sipas njoftimit zyrtari ka thënë se dikush ka tentuar ta godasë me veturë e më pas ka goditur veturën e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar.























