09:03 / 22.12.2023
Policia po heton një vdekje të dyshimtë në Prishtinë
SH.Ç/RTKlive
Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.























