Prishtinë, gjendet i vdekur një person
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Prishtinë, gjendet i vdekur një person

V.Th. RTKlive

Është gjetur i vdekur një person në shtëpinë e tij në rrugën “Ali Hadri”, në Prishtinë.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Po ashtu policia ka bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet.

“Një person, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika