Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve
V.Th. RTKlive
Brenda 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur pesë raste të dhunës në familje.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh bënë të ditur për këto raste ku katër prej tyre janë meshkuj kosovar të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve, dhe rasti tjetër një i mitur ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Sipas policisë të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Në Viti është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.
Në Ferizaj është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
Në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për te lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.
Në Vushtrri është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.























