Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

V.Th. / RTKlive

Përmes raportit 24 orësh policia e Kosovës njofton se janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Sipas njoftim katër nga këto raste kanë ndodhur në Prishtinë dhe një në Gjakovë.

"Prishtinë  23.12.2023-10:40.   Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje,  është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj, dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje.

Prishtinë  23.12.2023-18:00.   Viktima femër kosovare ka raportua se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.

Lipjan 22.12.2023-22:50.  Ankuesja kosovare me 23.12.2023 ka raportuar se me datën e cekur i dyshuari mashkull kosovar -bashkëshorti i saj, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. 

Graqanicë 23.12.2023-08:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshorten e tij viktimën  femër kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë. I dyshuari nuk kishte përfillur urdhrin mbrojtës të shqiptuar nga gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon ë procedurë të rregullt.

Gjakovë  23.12.2023-22:00.    Ankuesja femër kosovare ka raportuar se babai i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë fizike dhe psikike në familje,  shumicën e rasteve kur gjendet  nën ndikim të alkoolit. I dyshuarin është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika