Vdekja tragjike e çiftit në Bjeshkët e Junikut, prokuroria del me detaje
A.B / RTKlive
Një çift bashkëshortor ka ndërruar jetë në Bjeshkët e Junikut.
Lajmin për RTKlive e konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banmimi në bjeshkët e Junikut, Prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes, njësitet relevante policore do bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre”, ka theksuar Nikçi.
Bëhet e ditur se dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në IML.
Kryetari i Junikut reagon pas vdekjes së çiftit në bjeshkët e Junikut
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka reaguar pas vdekjes së çiftit në bjeshkët e Junikut.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimave, të cilët ishin ndërmarrës.
“Juniku do t'i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut”, ka shkruar ai.























