22:14 / 25.12.2023
Goditet me veturë një polic
RTKlive
Është goditur me veturë një zyrtar policor në fshatin Ozdrim të Pejës. ka bërë të ditur policia. Sipas policisë i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 18:00 një patrollë policore ka qenë në pikë kontrollë në krye të detyrës, ku një zyrtar policor ka tentuar ta ndaloj një të dyshuar. I dyshuari nuk është ndaluar dhe ka goditur me veturë njërin nga policët, duke ikur nga vendi i ngjarjes”, njofton Policia e Kosovës.























