Theren me thikë dy të mitur në Prishtinë
BKT
Kronika

Theren me thikë dy të mitur në Prishtinë

Dy të mitur janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete duke përdorur një brisk dhe një boks hekuri.

Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30 në Slivovë, në Prishtinë. Policia thekson se si pasoj të dyshurit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të mitur  pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete duke përdorur një brisk dhe një boks hekuri. Si pasoj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thekson policia.

Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika